Paçarizi: VV e LDK nisën me kauzë të rreme, qëllimi i tyre ishte veç ta çojnë dikë në opozitë

Analisti politik, Rrahman Paçarizi sonte në Rubikon ka thënë se LDK dhe VV janë populiste dhe se kauza e tyre është e rreme.

Paçarizi ka theksuar se qëllimi i vetëm i tyre ka qenë ta çojnë veç PDK’në në opozitë.

‘’Kanë nisë me kauzë jo të qartë, të rrejshme por vec me cdo kusht ta cojnë dikënd në opozitë. Edhe pse s’kanë në arritë me u marr vesh mes vete. Janë pajtuar me e cu PDK’në në opozitë dhe madje e kanë quajt LDK si opozitë gjithë kohën. LDK ka qenë vec dy vjet në opozitë’’, ka thënë ai.

‘’Me mungesë të skajshme të transparencës deklarojnë që kanë arritë pajtueshmëri të programit, gjë që del fare e pavërtetë, përndryshe s’kish pas mospajtim se kush kë e udhëheqë’’

‘’Nuk u pajtuan madje as për postet. Ishin populiste.