Pacolli i del në krah Ramës: Të kanë fyer e ofenduar, por ti vazhdo ta mbështesësh Kosovën

Kreu i AKR-së, aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës, ka reaguar pas mbështetjes së ofruar për rrymë në festën e fundvitit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pacolli, njihet për miqësinë dhe bashkëpunimin me kryeministrin Rama, dhe ka falënderuar për ndihmën e ofruar nga Rama. Ai poashtu tha se do të vijë momenti kur do të zbardhet gjithçka, se kush kishte të drejtë, kush ndihmoi, kush vodhi etj.

Ky është statusi i tij i plotë në ‘Facebook’:

Vazhdo kryeminister Edi Rama të mbështesë popullin e Kosovës në këto ditë të vështira..!

E di që të kanë fyer, të kanë ofenduar, por kjo vetëm sa ka rritur dëshirën dhe gatishmërinë tënde, edhe më shumë për të qëndruar pranë Kosovës.

Në këto rrethana do të jetë e vështirë, por do të vijë momenti kur saktësisht do të dëshmohet se kush kishte të drejtë, kush punoi me dinjitet për interesat e Kombit të Kosovës dhe kush ndihmoi kush vodhi etj.

Do të ishte një parim bujar dhe edukativ që të gjithë të distancoheshin nga gjuha e vrazhdë dhe në vend të kësaj të sillnin nëse duhet të sjellin fakte, me emra, data, numra etj.