Pacolli sot rikthehet sërish në Zvicër

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli gjatë ditës sotme pritet të rikthehet sërish në Lugano të Zvicrës. Ndonëse ka rreth katër ditë që është kthyer në Kosovë, ish ministrit të Punëve të Jashtme i është aprovuar leja për dalje nga Kosova.

Këtë e ka konfirmuar, Alban Zogaj, shefi kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Kurse këshilltari i tij, Jetlir Zymberaj, i cili nuk e ka mohuar, e as pohuar këtë.

Javën e kaluar, ish-presidenti erdhi në Kosovë përmes Tiranës.

Ai deklaroi se ka qenë i frikësuar për të aterruar në Prishtinë, siç tha, “sulmeve terroriste nga ana e shtetit”.