Pakënaqësi e madhe nga zyrtarët e Komunës së Mitrovicës: Mungesa e pagave po u shkakton probleme me këstet e kredive

Qeveria e Kosovës nuk i ka ekzekutuar pagat për punëtorët e Komunës së Mitrovicës.

Një gjë e tillë ka ardhur pasi nga Komuna e Mitrovicës kanë refuzuar që t’ua dërgojnë Qeverisë emrat e grevistëve nga sektori i arsimit, shkruan Jepi zë.

Ky veprim nga ana e Qeverisë ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek zyrtarët komunal duke qenë se shumica janë kredimarrës.

Kështu ka treguar edhe Drejtori i Administratës në Mitrovicë, Gëzim Stavileci në Rtk.