Arrestohet mashtruesi i vizave të Gjermanisë, kishte marrë 1500 euro për “rregullimin” e vizave

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar nga Deçani me dyshimet për mashtrime me viza. Ai që nga viti 2017 kishte mashtruar katër qytetarë kinse do t’ua rregullonte vizat për në Gjermani.

Atyre ua kishte marrë nga 1.500 euro me premtimet se do u siguronte viza pune në Gjermani.

Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.