Palmer mbledh liderët e Kosovës: Të pranishëm Haradinaj, Veseli, Kurti, Ahmeti, Veliu, Petroviq e Rakiq

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, ka bërë bashkë krerët e koalicionit dhe opozitës si dhe përfaqësuesit politikë të serbëve.

Këtë për Gazetën Blic e ka bërë të ditur, Selim Selimi, shefi i Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Po kryeministri Haradinaj aktualisht është në takim me Palmerin. Deri më tani kaq detaje mund të japim”, tha ai.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, në këtë takim i cili ka filluar pas orës 14:00, po marrin pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, nënkryuetari i LDK-së, Agim Veliu si dhe përfaqësuesit e serbëve Rakic dhe Petrovic.

Thuhet se ky takim po mbahet me qëllim të diskutimit për gjendjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.