Përkeqësimi i motit, reagon Autoriteti Portual Durrës: Ja sa do të jetë shpejtësia e erës

Autoriteti Portual Durrës, ka deklaruar se në dy ditët në vijim bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra të forta që do të arrijnë një shpejtësi deri në 32 milje në orë. Ndërsa dallgëzimi në det sipas APD do të jetë 6-7 shkalla bufort.

“Njoftim për përkeqësim të motit dhe ndikimi në veprimtarinë portuale. Nga dita e sotme dhe në dy ditët në vijim, bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-perëndim, shpejtësi deri në 32 milje në orë dhe forca e detit do të jetë 6-7 shkalla bufort, bën me dije Drejtoria e Përgjithshme Detare, Kapiteneria e Portit detar dhe Dispeçeria e APD-së. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, në bashkëpunimin edhe me subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. Për çdo informacion, mund të vizitoni faqen tonë” shkruan APD.

Më herët gjatë ditës së sotme anijet dhe mjetet e tjera të lundrimit kanë shmangur daljen në det për shkak të erës së fortë dhe dallgëve.

Top Channel