Pamje nga aksidenti në Vrellë ku u lënduan tetë persona

Tetë persona u lënduan sot si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në Vrellë të Istogut.

Në aksident të përfshirë ishin dy vetura, kurse disa nga të lënduarit u trajtuan në QKMF në Istog, kurse të tjerët në Spitalin Rajonal të Pejës.

Së fundi janë publikuar edhe disa fotografi që tregojnë dëmet materiale të veturave të përfshira në këtë aksident, transmeton Indeksonline.

I menjëhershëm ka qenë reagim i i Policisë së Kosovës, stacioni në Istog dhe i pari që ka ofruar ndihmë të aksidentuarve ishte, Hyzer Maxharraj, pjesëtar i PK-së, i cili po kthej nga orari i punës.

Sipas mjekut kujdestar, Mustafë Ibrahimaj, të aksidentuarit edhe përkundër lëndimeve që morën, janë jashtë rrezikut për jetë.