Këshilltari i Kurtit thirret për intervistim nga Policia

Këshilltari politik i Albin Kurtit, Shkelzen Gashi është thirrur  për intervistim nga Policia e Kosovës, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka bërë publik vet Gashi përmes një postimi në Facebook.

Postimi:

Sot, më 23 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në me rastin «kanosje». Në pyetjen time se kënd e kam kanosur, më thanë se, përmes një postimi në Facebook kam bërë thirrje për rezistencë…
Nësër në ora 10:00 do të shkoj në drejtorinë në fjalë sepse i kam edhe unë disa pyetje për ta.