Pamje nga vendngjarja ku mbeti i vdekur ish-oficeri i policisë, gjendet një makinë e djegur e braktisur pranë Milotit

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi vendin mëngjesin e ditës së sotme, ku mbeti i vdekur ish-oficeri i policisë, Xhelal Reçi i cili u vra pranë biznesit të tij, pak metra larg komisariatit të policisë. Ndërkohë mësohet se pak më larg vendit të ngjarjes, pranë Milotit, është gjetur një makinë e braktisur dhe e djegur që mednohet të ketë qenë e autorëve të cilët janë arratisur.

Njoftimi i Plotë

Kurbin

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në qytetin e Laçit, në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.