Presidenti Thaçi ia jep shtetësinë e Kosovës komandantit të UÇK-së nga Shqipëria

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhënë dekretin e shtetësisë ish-komandantit të UÇK-së, Adem Shehu.

62- vjeçari ka qenë në krye të Brigadës 153 në zonën e Gollakut gjatë luftës së fundit çlirimtare të Kosovës, shkruan indeksonline.

Shehu tashmë do të bëhet edhe shtetas i Kosovës, vendit që i dha shumë gjatë viteve 1998-99.

Dekreti i Presidentit ka hyrë në fuqi më 19 shtator të këtij viti.