Pamje pas sulmit me bombë në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës

Kryesuesit të bordit të ndërmarrjes ”Trepça”, Bahri Hyseni, i është hedhur bombë në oborrin e shtëpisë së tij, në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar vet Hyseni i cili tregoi që ngjarja ka ndodhur mbrëmë.

Prej këtij akti janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk ka lëndime të njerëzve.

Ai tha se nuk ka dyshime kush mund ta ketë bërë këtë vepër, me të cilën është duke u marrë policia.

Më poshtë i gjeni pamjet në shtëpinë e Hysenit pas sulmit.