Pamje të mrekullueshme të tokave të bukës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi të mrekullueshme të tokave të punuara në Shqipëri.

Ai shkruan:

NUK JANË AS PAMJE 3D, AS PAMJE NGA AJRI MBI NDONJË VEND TË BE-së, po janë vetëm një pjesëz e tokave të bukës mbi Shqipëri sot, ku falë edhe politikës sonë të re në bujqësi, rritjes së vazhdueshme të mbështetjes financiare për fermerët, fondeve të posaçme për ndërtimin e serave, sot vendi ynë nuk i ngjan më tokës plot gjurmë braktisjeje e djerrina, kur e shihje nga lart 7 vjet më parë, po i ngjan gjithnjë e më shumë një vendi ku në fshat jetohet me punë, mund e sakrifica dhe prodhohet e eksportohet papushim gjatë gjithë vitit.