Pandeli Majko: Liria ka emrin e të rënëve

Motoja “Liria ka emër”, tashmë është bërë ndër fjalët që më së shumti përdoret në mesin e njerëzve, në kohën kur para Gjykatës Speciale në Hagë po akuzohen për krime lufte ish krerët e UÇK-së.

Ndërsa sonte këtë moto kaq domedhënëse e ka përdorur edhe ish kryeministri i Shqipërisë sa ishte Kosova në kohë luftë, Pandeli Majko.

Ai përmes rastit të Yllka Domit, ka ilustuar më së miri, sakrificën dhe etjen e madhe të një populli për liri.

“…Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).
Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.
Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.

Liria ka emrin e të rënëve!”, ka shkruar Majko.

Postimi i plotë i tij:

LIRIA KA EMER

Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe.
Dy ditë para vdekjes, Yllka, 17 vjecare, shkroi vargjet e saj të fundit:

“Amanet ju le nëse nuk pritoni,
Të ma shkruani emrin në rërën e detit,
Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj,
Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,
Dhe arena e kafazit të jetë e hapur.

Përmendore nuk dua…!
Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,
Vendosni afër kokës sime.”

…Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).
Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.
Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.

Liria ka emrin e të rënëve!