Panik dhe kërcënime nga VV, nuk i ka numrat për Vjosën presidente

LVV nuk po ja del të gjeja zgjidhje tjetër për mungesën e numrave në seancë dhe ka taktikën e kërcënimit me zgjedhje pasi trysnia e ‘turpërimit publik’ për gjoja obligimin e opozitës të qëndrojnë në sallë si ndezi. Arma tani qenka votat e diasporës dhe kërcënimi me amendamentim të ligjit zgjedhor. Dikur edhe më besnikët e VV’së e kryeministrit së paku do të ju shkonte në mendje se po keqpërdoren nga ‘lideri i pakorruptueshëm’ për këso taktikash transparente politike për të mbuluar paaftësinë dhe dështimin për arritjen e një kompromisi, themel ky i qytetërimit.

Së pari u njoftua dhe u pa paniku nga vet kryeministri Kurti që në seancën për miratimin e komisioneve parlamentare e parashutoi në fjalim se nëse nuk zgjidhet presidenti do të shkojmë në zgjedhje. Në Kuvend po diskutohej mundësia e rritje së çmimit i energjisë dhe qasja e qeverisë ndaj kësaj çështje.

Zonja Kusari-Lila që kryen detyrën e ushtrueses së detyrës së udhëheqëses së grupit parlamentar të LVV doli në konferencë për shtyp pas seancës dhe lëshoi kërcënimin e radhës nga VV, ‘arma e fshehtë’ e partisë – Diaspora. Dikur zonja Kusari-Lila do të tallte egër këto lojëra. Nuk do të rrinte e heshtur siç bëri sot deputetja veterane po ashtu në Kuvend kur ‘lideri i pakorruptueshëm’ i saj do të vlerësonte privatizimin e distribucionit si krim, proces ky ishte përfshirë drejtpërdrejtë Kusari-Lila. S’do të linte podium publik që nuk do ta shfrytëzonte për të dalë në debat.

Sipas saj VV me procedurë të shpejtë duan të ndryshojnë ligjin e zgjedhjeve që t’i mundësojnë atyre të votojnë në ambasada dhe konsullata, e për këtë qenkan menduan gjatë por sot e shohin si urgjencë. E tha se ishte ligj i padrejtë ky ekzistuesi, por asnjëra parti nuk do të gëlltisë këtë taktikë të re në këtë strategji që po shkon drejt dështimit për shkak të arrogancës së tepruar.

Kryesia e Kuvendit u mblodh dhe shpejt vendosi që nuk do të ketë shqyrtim të amendamenteve të ligjeve, si LDK dhe PDK dolën dhe i shpërfillën këto truqe.

Tani qeveria merr rolin kryesor në sulm, apo më saktë vet Kurti siç e ka zakon. Propozimi për amendamentim ‘urgjent të ligjit për zgjedhje’ nuk tingëllon asgjë më shumë si salvoja e radhës e VV.

Kjo lojë po rrezikon të zemëroj kosovarët në vend e në mërgim. Dikur edhe më besnikët e VV’së e kryeministrit së paku do të ju shkonte në mendje se po keqpërdoren nga lideri për këso taktikash politike transparente për të mbuluar paaftësinë dhe dështimin për arritjen e një kompromisi, themel ky i qytetërimit.

Ndoshta dhe nuk duan të merren vesh më mirë themi lideri i VV’së nuk e do. Tentimi i nënshtrimit të opozitës kosovare nga foltorja e Kuvendit të Kosovës me kërcënimin me zgjedhje është absurd në një demokraci siç bëri Kurti të premten, dhe jo për herë të parë.