Paralajmërimi i ambasadorit italian: Shtyrja e zgjedhjeve pa arritur një marrëveshje mund të sjellë probleme më të mëdha

Ditën e sotme, i gjendur përpara kërcënimeve se protesta e sotme do të ishte e dhunshme, presidenti Ilir Meta ndali ‘hovin’ e zemërimit të tyre duke njoftuar pak nga nisja e protestës anulimin e dekretit për 30 qershorin.

Por si do të ndikojë ky vendimin në situatën politike në vend. Vetëm pakë ditë më parë, ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo deklaroi se shtyrja e zgjedhjeve pa arritur një marrëveshje mund të sjellë probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e kushtetutës për të ndryshuar vazhdimisht ato.

“Të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “’arnë më e keqe se e grisura” por nuk janë sugjerime që më takojnë mua t;i bëj”, deklaroi Cutillo