​Ndahet nga jeta veterani i arsimit

Veterani i arsimit dhe profesori i dalluar Ali Fejza ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtë. Ai ishte profesor i Gjeografisë për më shumë se 40 vite në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, ndërsa punën në arsim e filloi si mësues në fshatin e tij të lindjes Thanë (ish-Drenovc), Komuna e Klinës.

Në përvojën e tij më se 45 vjeçare në fushën e arsimit, ai ishte edhe recensent i librave të lëndës së Gjeografisë për shkollat fillore dhe të mesme.

Gjithashtu, gjatë punës së tij si profesor i Gjeografisë, atij i ishte ndarë edhe çmimi “Profesor i dalluar” në Komunën e Prishtinës.