Paralajmërimi i frikshëm i ministrit turk: Presim tërmet 7.5 rihter në Stamboll

Teksa Turqia numëron deri tani 41 viktima nga tërmeti i fuqishëm që goditi të premten juglindjen e vendit, një deklarate e frikshme vjen nga Ministri i Brendshem. Gjatë një interviste për “CNN turk”, Sulejman Sojlu bëri parashikimin për goditjen e rradhës.

“Ne po presim një tërmet me madhësi 7.5 në Stamboll,” tha Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu në një transmetim të drejtpërdrejtë në “CNN turk”. Soylu tha se në terren janë 28 grupe pune për të planifikuar reagimin për tërmetin e mundshëm, dhe katër operatorët më të mëdhenj telefonikë në Turqi po trajtojnë një kërkesë për të siguruar komunikimin në rast të një tërmeti të tillë.

Ministri i Brendshëm turk e quajti tërmet të tmerrshëm atë me magnitudë 7.5 që pritet në Stamboll. Ministri i bëri komentet në një intervistë televizive të dielën vonë, dy ditë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi provincat juglindore të Turqisë, Elazig dhe Malatya. “Ne presim një tërmet me magnitudë 7.5 në Stamboll. “Ne po punojmë seriozisht në skenarin e një tërmeti të pritshëm të mundshëm me madhësi 7.5”, tha Soylu në një transmetim të drejtpërdrejtë të “CNN Turk”.

Soylu po i referohej “Tërmetit të Madh të Stambollit” që pritet të shkaktojë dëme masive. Turqia ishte dëshmitare e një tërmeti me madhësi 7.6 ballë në qytetin perëndimor të Kocaeli më 17 gusht 1999 që vrau më shumë se 17,000 njerëz dhe shkaktoi dëme materiale me vlerë afërsisht 2.5 milion dollarë.

Dy dekada më vonë, tërmeti i ’99 mbetet një traumë kombëtare. Tërmeti i ’99 gjithashtu shkaktoi përmbytje masive. Soylu vuri në dukje se Ministria e Brendshme ka formuar 28 grupe pune për të vlerësuar planet për pasojat e një tërmeti të mundshëm në Stamboll. “Ky është një studim kompleks i gjithçkaje, sesi të mbrojmë thesaret në Pallatin Topkapı, për nevojat e qytetarëve tanë në epiqendrat e tërmetit,” shtoi Soylu. Një aplikacion për të siguruar komunikimin gjatë tërmetit po zhvillohet nga katër operatorët më të mëdhenj telefonikë në Turqi. “Ne do ta instalojmë atë në të gjithë telefonat.

Nëse është e mundur, do të jetë në të gjithë telefonat automatikisht,” tha Soylu. Soylu vuri në dukje gjithashtu se pronarët e shtëpive të dëmtuara rëndë dhe ato që janë prishur do të marrin ndihmë monetare si për sa i përket qirave ashtu edhe pagesave të shumave në para. Trupi i fundit i bllokuar nën rrënoja u gjet, konfirmoi në një postim në “Twitter” Mehmet Gulluoglu, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Urgjencës (AFAD). Më herët të hënën, Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca u tha gazetarëve se 18 nga 86 të plagosurit ishin nën kujdes intensiv në ambientet mjekësore.

Nga 1.607 personat e plagosur, 1.516 janë larguar nga spitali, ndërsa 45 persona që u bllokuan nën rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave janë shpëtuar, sipas AFAD. Një total prej 948 pas-goditjesh janë ndjerë në vend. AFAD tha se puna e shpëtimit vazhdon në rajon me më shumë se 3.800 njerëz, qindra automjete dhe 22 qen nuhatës./abcnews.al