Daut Haradinaj sqaron të vërtetën: S’ka përplasje mes AAK-së e Nismës

Nuk ka krizë në raportet e parterëve të koalicionit qeverisës, AAK e Nisma. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, Daut Haradinaj.

Deputeti i partisë së kryeministrit ka thënë se partneriteti më Nismën ka qenë e do të jetë tejet i suksesshë.

Për deklaratën e Nitajt që bëri bujë orëve të fundit, Daut Haradinaj thotë se ai është mik i Limajt dhe deputetëve të Nismas.

“Nisma ka qenë dhe mbetet partner tejet i suksesshëm për ne. Ky partneritet ka filluar që nga koha kur ishim në opozitë, edhe kur ishim bashkë me LDK-në, deri në momentin kur kjo partier e braktisi koalicionin për të iu bashkuar PDK-së. Suksesi i partneritetit me Nismës ka vazhduar edhe në dy palë zgjedhjet e fundit” ka thënë Haradinaj për Indeksonline.

“Vëmendja duhet të jetë tek temat e rëndësisë shtetërore. Na duhet unitet politik. Ju garantoj që Muharrem Nitaj është mik i Limajt dhe gjithë deputetëve të Nisma-s” përfundon, Daut Haradinaj.