Paralajmërimi i fundit i Vëllait të Madh, çfarë i komunikoi BBV banorëve përmes zarfit të zi

Është bërë publik gjatë spektaklit të sotëm të BBV zarfi i zi që ka ngritur kuriozitetin jo vetëm të banorëve brenda në shtëpi por edhe të publikut jashtë.

Pas situatës së shkaktuar si pasojë e një loje brenda në shtëpi, ku Kiara gjatë një momenti u shpreh se nuk po ndihej mirë e po i merrej fryma, ndërsa Luizi nuk i lejoi asaj hapësirë.

Në zarf thuhej se nga ky moment askush nuk mund të thyejë më rregullat, askush nuk mund të shkelë më të drejtat e njeriut dhe ky është ultimatum final. Ky është paralajmërimi i fundit i Big Brother për çdo banor.