Paralajmërimi i SHBA-ve për heqjen e trupave nga Kosova vë në lëvizje ekzekutivin, Kurti me takime të jashtëzakonshme

Zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe paralajmërimi i SHBA-ve për tërheqjen e trupave ushtarake të KFOR-it nga Kosova ka vënë në lëvizje ekzekutivin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mësohet se ka zhvilluar sot takime me Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu më herët nga ndërtesa e qeverisë është parë duke dalë zëvendës-kryeminsitri i parë, Avdullah Hoti e gjithashtu kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e SHBA-ve, Philipp Kosnett.

Ndërkohë, para pak minutave, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari është parë duke hyrë në ndërtesën e qeverisë.