Parashikimi i motit

Sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset malore shi me borë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten të mira si rezultat i insolacionit dhe reshjeve të parashikuara, njofton IHMK.