Plagosja në Mitrovicë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e gjuajtjes me armë në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për lajmi.net se ka pasur gjuajtje me armë nga të cilat një person ka mbetur i plagosur, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK.

“Informacionet janë se është raportuar për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Ai është dërguar në spital. Aktualisht Policia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, më herët mediat raportuan se nga të shtënat me armë zjarri, një person ka mbetur i vdekur.

Sidoqoftë, një gjë e tillë nuk është thënë nga Policia e Kosovës.