Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë në vend do të mbajë mot i qëndrueshëm, me përjashtim të dy ditëve të para të javës, ku parashihen vranësira dhe reshje lokale, duke përfshirë vetëm disa zona.

Nga dita e mërkurë moti do të jetë më i qëndrueshëm, duke krijuar një stabilitet në troposferë, deri në vikend.

Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse konstante me javën që lamë pas.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius. Indeksi UV do t’i mbajë vlerat e larta.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Sasitë e reshjeve për muajin maj , deri më tani , u regjistruan , 60 mm në perëndim të Kosovës, 13mm në lindje, 23mm në qendër, 19mm në Jug sa u regjistruan edhe në veri të vendit.

Në disa rajone të Ferizajt dhe Malishevës fatkeqësisht patë edhe reshje breshëri, ku efektet negative si zakonisht u shënuan ne fushën e bujqësisë.