Rrahje në Burgun e Dubravës, lëndohen dy persona

Dje rreth orës 11:00 ka ndodhur një rrahje në mes të pesë të personave.

Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë marrë dy persona.

Përleshja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.