Parashikimi i motit

Në Kosovë sot do të mbajë mot jo stabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik thuhet se një mot afërsisht i ngjashëm do të jetë deri në fundjavë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalist e fortë”, thuhet në njoftim.