Ferizaj: Përleshen mes vete 6 persona gjatë seancës gjyqësore

Në Ferizaj janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, pasi siç njofton policia, gjatë një seance gjyqësore janë përleshur fizikisht në mes vete.

Për të futur situatën nën kontroll, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin sprejin.

Bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.