Parashikimi i motit

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i acartë, por me intervale kohore me diell.

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, temperaturat minimale do të mbesin të ulëta në -7 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga sot pritet të kalojnë mbi 0, duke arritur prej 3 deri në 5 gradë Celsius të premten dhe të shtunën.

Moti kryesisht me diell, i thatë dhe i acartë parashihet deri në fundjavë./Fokusi.info/