Drejtori i Neonatologjisë tregon detaje për lindjen e foshnjës me 2 gjini

Drejtori i Neonatologjisë në QKUK, Xhevdet Gojnovci, ka shpjeguar rastin  e foshnjës me dy gjini që po trajtohet në këtë klinikë.

Ai, ka thënë se kjo është foshnja e dytë këtë vit, që lind me  ndryshime të tilla të gjenetike.

Gojnovci, ka theksuar se ky rast po trajtohet si sindroma hipërplazike e të lindurit, të gjëndrës mbiveshkore.

“Foshnja ka lindur para kohe. Është pranuar në kujdesin intensiv të Klinikës të Neonatologjisë. Po trajtohet si sindroma hipërplazike e të lindurit, të gjendrës mbiveshkore. Po bëhen analiza e konsulta me specialistë të ndryshëm të klinikave. Ky rast është i dyti sivjet, i cili ka simptoma të ndryshimit të organeve gjenitale, që me gjasë vijnë nga ndryshimet hermonale që shkakton kjo veshkë”, ka thënë Gojnovci , transmeton Indeksonline.

Mirëpo, ai ka sqaruar se nëse vërtetohet kjo sindromë, kjo mund të shërohet përmes terapive.

Foshnja është 32- javëshe dhe peshon 995 gramë.