Parashikimi i motit

Në Kosovë sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorolgjik të Kosovës të shtunën parashihet të ketë rënie në vlerat e temperaturave maksimale, për shkak të prezencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-26 gradë. Indeksi UV mbetet i lartë, kryesisht ditën e premte, kështu që apelohet kujdes ndaj atyre personave që kanë probleme me sëmundje kronike, sidomos kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, mundësisht të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, njofton ky institut.