Shala pas shkarkimit të djalit të tij: Lirinë tënde po e njollosin fundërrinat në kulmin e shtetit

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, i ka uruar ditëlindjen djalit të tij, Flakron Shalës, i cili dje u shkarkua nga pozita e konsullit në Pragë të Çekisë.

Shala ka thënë se lirinë e birit të tij dhe të Kosovës janë duke e njollosur fundërrinat duke iu referuar Vjosa Osmanit, ushtrueses së detyrës të presidentes, e cila e shkarkoi djalin e tij nga pozita, transmeton Fokusi.info.

“Flakron, biri im kur ti linde para 25 vite, unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe”.

“Sonte, kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe të Kosovës po e njollosin fundërrinat e ngjitura në kulmin e shtetit”.

“Flakron, flakro kudo që je me dashurinë për atdheun tonë Kosovën! Urime ditëlindja”.