Parashikimi i motit

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Pasdite në disa rajone kryesisht kodrinore-malore priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, por shumica e territorit do mbetet pa reshje.

Erërat do të vazhdojnë të fryjnë nga jugperëndimi herë pas here të fuqishme për arsye të afrimit të frontit të fuqishëm dhe destabilizimit të fuqishëm tek fqinjët tanë verior dhe veriperëndimor.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe shtim të vranësirave në veri të Shqipërisë ku mund të ketë edhe riga të izoluara shiu. Në viset tjera kryesisht me diell dhe ngrohtë./Fokusi.info/