Sot pritet të mbajë mot me diell dhe ngrohtë njofton Prishtina Weather, transmeton Fokusi.info.
Pasdite vonë dhe në mbrëmje rrebeshe shiu e bubullima. Lokalisht të stuhishme me breshër.
Njoftimi i plotë:
9.06 – Më shumë intervale me diell dhe më ngrohtë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje rrebeshe shiu e bubullima. Lokalisht të stuhishme me breshër.
10.06 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite rrebeshe me bubullimë.
11.06 – Kryesisht me vransira, e pasdite rrebeshe me bubullimë.
12.06 – Vransira e intervale me diell. Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale shiu.Era do të fryjë kryesisht nga veriu e veriperëndimi e lehtë dhe mesatare 2-7m/s.
Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.