Nuk ndalen lëkundjet, tërmeti i tretë godet Shqipërinë e Kosovën

Edhe një tërmet i tretë ka lëkundur Kosovën e Shqipërinë, shkruan lajmi.net.

Kësaj rradhe, lëkundjet kanë qenë më të vogla, me epiqendër detin Adriatik.

Shkalla e lëkundjes së tretë, ka qenë 3.2 ballë të Rihterit.

Më herët, Kosova e Shqipëria, janë dridhur edhe nga dy tërmete më të fuqishme, ngaq 5.6 ballë, respektivisht 5.2 ballë.

Lëkundjet e forta kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, teksa nuk raportohet për të lënduar.