Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira që parashihen të sjellin reshje shiu.

Sipas IHMK-së, reshjet e shiut do të jenë me intensitet të dobët.

Temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të shkojnë deri në 25 gradë Celsius, ndërsa minimalet deri në 11 gradë Celsius.