Parashikimi i motit

Moti edhe sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, sidoqoftë vihet re një rritje e vlerave ekstreme.

Sipas Institutit të Hidrometeorologjisë së Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin midis 11 dhe 13 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet në 26-29 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i ngjashëm por me rritje të lehta të vlerave ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius”, njofton IHK-ja.