Parashikimi i motit

Sot në vendin tonë parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e shiut gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të luhaten prej 9 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 26°C.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 12-30 km/h.