Parashikimi i motit

Të mërkurën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), transmeton Gazeta Metro.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Ndërkaq të enjten do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.