Zyrtare: Lista ‘Guxo’ regjistrohet si parti në KQZ

Deputeti Haxhi Avdyli ka treguar se Lista ‘Guxo’ është regjistruar si parti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Është regjistruar iniciativa e Listës Guxo në KQZ. Pak jemi vonuar, por në të njëjtën kohë nuk e shohim si handikap, por si përparësi. Ne do të fitojmë shumë më shumë pushtet për këta aktivistë tonë që ne i respektojmë shumë, por në të njëjtën kohë presim mirëkuptim”, thotë Avdyli.

Kujtojmë se Lista ‘Guxo’ do të garojë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor. /T7/