Parashikimi i motit

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të marrin karakter zhvillime dhe të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive shiu dhe mundësi edhe për breshër.

Në Shqipëri po ashtu pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell, por edhe me zhvillime të vranësirave të rrebesheve lokale të shiut sidomos në veri të vendit. Rrebeshe sporadike mund të ketë edhe në disa vise në qendër dhe juglindje të Shqipërisë. Rrebeshe afatshkurtra priten edhe në bregdetin verior të vendit.

Në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe ndonjë rrebesh sporadik por i fuqishëm shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Mal të Zi pritet mot mjaft jo-stabil me intervale kohore me diell dhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe afatshkurtra shiu priten edhe në Ulqin.

Të shtunën na pret mot i këndshëm që do të thotë pa vapë të madhe. Priten intervale kohore të gjata me diell, por edhe vranësira dhe rrebeshe sporadike shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën rritje e temperaturave dhe mot kryesisht me diell, ndërsa të hënën përpos intervaleve të gjata kohore me diell përsëri priten zhvillime dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan