Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur se moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta, por në viset e larta mbi 800m, ngricat parashihen të jenë deri në mesditë.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius.