Më 6 qershor, kryeministrin Haradinaj e pret në takim Angela Merkel në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të pritet në Berlin nga homologia gjermane. Një takim të këtillë në Gjermani e kishte realizuar edhe kryeministri Isa Mustafa sa ishte kryeministër.

Shumëkush ka menduar që samiti në Berlin kishte kaluar në tensione të larta në mes të Kryeministrit të Kosovës dhe dy liderëve evropianë, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron. Presioni që ata kishin ushtruar mbi Haradinajn për taksën, thuhet, që kishte qënë i madh. Mirëpo, kur nuk ka kaluar ende as një muaj nga ai takim kryeministri Ramush Haradinaj e ka marrë një ftesë për ta takuar kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Haradinaj, pas samitit në Berlin, e kishte takuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të këtij shteti, i cili i kishte premtuar Haradinajt që Gjermania do ta mbështes liberalizimin e vizave për Kosovën. Për vizat, por edhe për një marrëveshje me Serbinë, do të diskutohet edhe në takimin e 6 qershorit.