Parashikimi i motit

Moti sot parashihet të jetë kryesisht me intervale diellore me temperatura që priten të arrijnë deri në 13 gradë Celsius, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Vlerat e temperaturave ekstreme do të mbesin pothuajse konstante, me rritje të lehtë të temperaturave minimale.

“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të theksuara , meqë vlerat e temperaturave ekstreme do të mbesin pothuajse konstante, me një rritje të lehtë të temperaturave minimale”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.