Parashikimi i motit

Moti sot parashihet të jetë kryesisht me diell, por edhe me vranësira, derisa në zona të caktuara pritet të ketë reshje të pakta shiu.

Temperaturar minimale do të lëvizin mes 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 15 deri në 17 gradë Celsius, njofton Meteo Kosova.

“Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në regjionin e Gjakovës mund të jetë kohë pas kohe e fuqishme, me shpejtësi prej 15-42 km/h”, thuhet tutje në njoftim.