Parashikimi i motit

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe pak më i ngrohtë. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu, ndërsa pasdite vende-vende priten edhe intervale kohore me diell. Temperaturat pritet të shënojnë rritje graduale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë pritet të mbajë mot me vranësira dhe në disa vise ndonjë interval kohor me diell. Në jug dhe lindje të Shqipërisë e disa vise në Maqedoni mund të ketë riga lokale shiu.

Ditëve të ardhshme na pret mot më i ngrohtë. Priten alternime të shpeshta mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Temperaturat pritet të shënojnë rritje të ndjeshme krahasuar me ditët e ftohta që lamë pas./Meteoballkan