Zgjim Hyseni: Negocimin dhe sulmet publike Vetëvendosje i ka specialitet

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se ky subjekt partiak do të votojnë një dokument ku do të kenë parim një drejtim të ri të partisë.

”E kemi një dokument, ku do ta kemi drejtimin e ri, të PSD-së. Pushteti i ri, është një lloj kombinimi mes një partie të djathtë dhe një populizmi të majtë”.

”Por kritika e vjetër, që ka ekzistuar deri tani ndaj PDK-së, kritika ndaj natyrës Pronto, nuk funksionon tani. Çka duhet tani? – është të arrijmë të analizojmë në mënyrë konkrete pushtetin e ri dhe formës së sjelljes së saj, për të krijuar një të majtë të re”.

”Në përgjithësi e majta klasike, e nuk e kam fjalën për të majtën e rrugës së re, është e majta e cila përkundër sistemit shfrytëzues, e ka zhvillimin dhe industrializimin brenda një shteti, e ka sovranizmin brenda shtetit”.

”Tashmë dihet se Ministria e Brendshme i takon LDK-së. E kam njohur Lëvizjen Vetëvendosje, para dy netësh Kurtin e dëgjova të thotë se më shumë se 50% e programit nuk qenka i Vetëvendosjes, por tash po shohim se krejt frenat janë tërheq tek çështja e presidenti”.

”Ne jemi mësuar që konsesionet më i ngurtë me qenë tek programi, e më lëshues me qenë tek çështja e pozitave”.

Hyseni në Zona B deklaroi se janë mësuar ta shohin Vetëvendosjen më lëshues tek çështja e pozitave por tani po ndodhë e kundërta, njofton Klan Kosova.

”Zhvillimet e fundit na kanë dëshmuar të kundërtën – që për program u zgjidh shumë shpejt puna por kur erdh puna tek ndarja e posteve gjithçka në një mënyrë na mbeti aty”.

”Po shohim se LDK edhe VV po çuditen me njëra-tjetrën. LDK çuditet edhe shohim reagime kur VV në të njëjtën kohë negocion dhe i sulmon publikisht”.

Rreth kësaj, Zgjim Hyseni pati edhe një mesazh.

”Kjo është Vetëvendosje, si mund të çuditësh me të, ajo është specialitet i saj”, u shpreh ai.

”Në anën tjetër e kemi Vetëvendosjen që çuditen me LDK-në, e thotë se po kërkon shumë. Këtu që 20 vjet dihet siç ndahet torta e pushtetit. E LDK që 20 vjet është këtu dhe e di se si ndahet. U pa tashmë se Vetëvendosje po korr atë që e ka mbjellë vet. Nuk flet për një lloj barazie që do të vendoset”.