Parashikimi i motit

Kjo javë do të karakterizohet me mot të mirë dhe relativisht të qetë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se kjo situatë meteorologjike vjen si rezultat i masave të fuqishme të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, si pasojë rënieve të temperaturave minimale (mjegull e radiacionit), ndërsa gjatë ditës parashihet të rriten temperaturat maksimale.

Temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.