Latifi ironizon me LDK-në pas përleshjeve me karrige

Procesi i brendshëm zgjedhor në LDK po kalon përmes problemesh të shumta. Pothuajse në çdo nëndegë ka përplasje fizike mes anëtarësh të partisë, të cilët synojnë të marrin një post në nëndegë.

Sot delegatët e Kuvendit zgjedhor të LDK-së në Mat të Prishtinës, e cila është pjesë e degës së tretë të kësaj partie janë përleshur ashpër me karrige.

Lidhur me këto pamje ka reaguar Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Përmes një statusi në “Facebook”, Latifi ka shkruar: “Bota e karrikës, prej karrikës, për karrikën, rrotullohet rreth qëllimit të karrikës!”