Parashikimi i motit

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Vende-vende mund të ketë riga lokale shiu veçanërisht në veriperëndim të vendit.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Më shumë vranësira priten në pjesën veriore të vendit ku vende-vende priten edhe reshje shiu dhe rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë.

Mot kryesisht i thatë, por relativisht i ngrohtë të mbajë në territorin e Maqedonisë së Veriut, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell, ndërsa në Mal të Zi pritet mot i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.