Parashikimi i motit

Sot dhe nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Nëpër ultësira parashihet të formohet mjegull e dobët, kryesisht në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s, njofton IHMK, transmeton Fokusi.info.